DOLCI ALBANESI

LE MIE POESIE

I DASHUR ADHE

Idashur adh i bukur

u ben vite pa te vizituar

e ti doshta me koh me ke harruar

por, unè, nuk kaloj ditet pa te kujtuar.

ate dit rrugen e gurbeti e mora

fjalen lamtumir nuk mun ta shiptoja.

thash nje miropafshim te  mbeshtetjellè  me  lot

dote shihem ne te adhmen mot

kalua  minuta,  orè, ditè,javè,muaj,e vite

po per ate dit jam ende ne pritje…..

adhu im

Kam mall!
Kam mall per shtepine,

 kam mall per Shqiperine,
kam mall per c’do gur e shkemb
sepse atje u ngrita ne kembe
,
atje thashe une fjalen nene!
Kam mall per Shqiperine,

 sespe atje une njoha emrin tim!
Kam mall per c’do skaj te vendit tim,
se jam larg ne emigrim

ne emigrim larguar, det e male kaptuar.
Sado larg qe te jemi, ne jemi, dhe do te

mbetemi gjithmone shqiptare!
Per kete arsye, NE DUTET TE NGREHIMI KOKEN LART

 por te jemi gjithmo ne krenare !

ADHU IM

ler ta mar

vesh e gjith

bota  qe shqiptart

jan shqipojna !!!!

MESUSES TIM TE PAR

Këto vargje të thjeshta që tani lexoj
Mësueses time të dashur sot po ja kushtoj
Një puthje të ëmbël me shumë falenderim
Ty mëuese ti dërgoj në emrin tim.

Të jam mirënjohëse, të falenderoj
Se çdo gjë që di, nga ty e mësoj.
Në çdo gjë që lexoj në çdo gjë që shkruaj
Je ti gjithmonë mesuesja ime e paharruar.

Edhe kur të rritem kurrë s’do të harroj
Me shumë mirënjohje ty do të kujtoj
Shumë mësues do më mësojnë për vite me radhë
Po ti do mbetesh gjithmonë – mesuesja ime e parë

ti shqipri me jep

nder me jep

emrin shqiptar

Vjersha dhe poezi për 28 nentorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!

Mbaj mend qe c’do vit per kete feste benim konkurim midis klasave perpara shkolles duke recituar vjersha te shkrimtarve te medhenj. Me shume se nje muaj pergatitje ne oren e leximit, na theksonte mesuesja se me c’fare emocione te recitonim nje varg. Keshtu  dilnim perpara klases dhe shume here mbas mesimit duke bere praktike recitimin. Dhe ne oren e pushimit i recitonim vargjet njeri-tjetrit. Kur vinte dita e kokurimit shkolla kishte zbukuruar sallen dhe c’do klase priste rradhen per te recituar. Emocionet qe ndihja jane te pa pershkrueshme. (Kur isha ne tete-vjecaren, u largova nga Shqiperia).   Mund te sillni ketu poezi e proza apo experiencen tuaj per te kujtuar diten e Flamurit.

GJUHA JON

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmblë, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Kjo ë’shtë mëm’ e mirësisë,
Që bije qytetërinë,
Gazthin e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.

S’jemi grekër as bullgarë,
Asgjë tjetër nukë jemi,
Jemi vetëm shqipëtarë,
Ne kët’emër nder’e kemi.

Nga gjithë ç’kemi kënduar
Për të njohur vetëhenë,
Kaqë gjë kemi mësuar,
Të nderojmë mëmëdhenë.

Se njerëstë gjithë vdesin,
Po jeta s’mbetet e shkretë,
Gjuha, mëmëdheu mbesin
Të patundurë përjetë.

Me zëmërë të gëzuar
Dhe me gjithë shpirt uroni!
Zotërinjt’ e zotëruar,
Gjithë përnjëherë thoni:

Rroft’ e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.

 

I MBUSHA 100-TE VJETE !

Ne cdo porte,ne cdo oxhak
Shqipja e mbytur ne gjak ,
Valevitet e brohoret
E,heeeeeej , i mbusha 100-te vjeeete.

S’jane pak ,por eshte nje shekull
Tmerresishte jame perpjekur ,
Larte flamurin kuq e zi 
Ta valevis me krenari .

Edhe pse, keq me gjymtoi
Europa, uqeri ,
Une Shqipja me dy krere
Fluturoj vec ne  LIRI .

Ndoshta jame e drobitur
Zemra me pikon gjak ,
Per Kosoven ,Camerine
Plage  ,plage fluturoj prape .

Kurre e kurre ,si kame harruar,
Se jane zgjatimet e mia,
I dua ! ,e do t’i marre !…
Ta di mire , Grekoserbia .

Po ti Europa plake
C’pate me folezen time?!…
Kur ajo ishte e plote 
Pse e ben cope e therrime?…

Po ta dish ,ta dish, ta dish
Se ajo ka rritur djem ,
hekurin  e bluajne me dhembe
Behen fli per MEMEDHENE .

Besoj se i ke njohur 
Apo zene u ke degjuar ,
Kush shqiponjen dykrenare 
E nis per te fluturuar .

Atlet i Krishtit ne Kruje
Diplomati vete ne Vlore ,
Ngriten shqipen e perflakur
Ne 28-te Nentore .

E  , u bene plote 100-te vjete
Qe  ai flamur valevitet ,
Sa te kete fryme shqiptari
Larte e me larte do ngjitet

E shenjte eshte kjo date
Ngazellimi i papare ,
Dhe gezimin pervelonjes
Kushdo qofte me gen SHQIPETARE!….

 

Lascia un commento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...