DOLCI ALBANESI

I PIATTI DELL ALBANIA

Agnello al forno con yogurt

Tagliate la carne in quattro porzioni ed insaporitela con sale e pepe. Distribuite sulla superficie della carne dei fiocchetti di burro ed infornate a 170°C. Durante la cottura inumidite la carne con il sugo di cottura della stessa


  • tav dheu

    tav dheu  thone..me karkalece..

    babezia.. pra uria .. por dhe injoranca.. skane brire.. e fantazojne taven  prej dheu..me karkalece..

    mirpo brari.. qe merr vesh nga deti dhe ato cka ka ne det.. nuk e ve ne tave per ta djegur e percelluar e fonderizuar te ngratin e delikatin karkalec..

    ai haet ashtu si del nga deti..  shum shume nje si pervelim i lehte ne nje tenxhere te madhe me uje.. dhe.. ne goje..

    keshtu haet karkaleci..

    po kush ju mesoj juve qe te dini.. ceshte deti e pasurit e tije..

    bij cobanesh juve ini..
    per te kollofitur dini..
    edhe se kompjuter e benxa kini..
    prap cobane juve ini..


    karkalec

    Përbërësit

    * oriz 3 filxhane caji
    * kallamare 1 pako
    * karkaleca 1 grusht
    * majdanoz 7 tufa
    * hudher 7-8 thelpinj
    * vere e bardhe 1/2 gote
    * uje 6 filxhane caji
    * vaj ulliri
    Pergatitje:
    Presim imtesisht majdanozin dhe hudhrat dhe i kavardisim ne vajin e ullirit, shtojme kallamaret e prere dhe karkalecat dhe i shuajme me veren e bardhe dhe shtojme edhe pak uje sa te ziejne. Me pas hedhim orizin dhe ujin dhe e leme derisa orizi te jete ziere plotesisht.

    tav kosi
    • 500 g mish viçi
    • 1 kg qepë
    • 4-5 thelpinj hudhre
    • 1/2 speci
    • vaj ulliri
    • 2-3 domate të kuqe
    • kripë, piper
    • 2 gjethe dafine
    • kanellë (sipas dëshirës)
    • 1-2 lugë gjelle uthull
    • pak spec djegës

    Pergatitja:
    Pjekim  mishin ne tave me pak uje pastaj e zverdhim miellin me gjalp dhe i   hedhim lengun e mishit duke e perziere. Ne ene hedhim kosin me vezet e   rrahura i perzijme nderkohe lyejme tepsine me gjalp, hedhim orizin, veme  ne tave felat e  mishit dhe persiper i hedhim masen e pergatitur. Ne  fund i hedhim siper pak gjalp. E pjekim ne temprature 250 grade. Kjo recete gatimi shijon shume ne ditet e ftohta te dimrit

    Risotto me salcice dhe brokoli

     Përbërësit:
    -Salsiçe 70 gr -Oriz 100 gr
    -Brokoli -Qepe e njome –
    Vaj ulliri -Parmexhan
    Pregatitja:
    Per kete recete gatimi vendosim  në zjarr një tigan me pak vaj ulliri, dhe skuqim salsiçen,  qepën e  njomë dhe më pas brokolin. Në një enë tjetër pregatisim rizoton  në  mënyrën tradicionale. Pasi kanë marrë ngjyrën e duhur shtojmë rizoton   dhe mbi to shtojmë pak bulion perimesh. Në fund shtojmë dhe 2-3 kubike   me gjalpë të freskët. E servirim të ngrohtë me pak parmixhan të grirë   sipër. Ben pjese tek ato receta gatimesh qe i le pa fjale miqte e shtepise.  Por me ne fund mund te blini edhe nga Shqiperia ne internet, klikoni
    Japrake
    Perberesit:
    12 gjethe rrushi 250gr
    oriz kokerrumbullaket
    200ml vaj ulliri
    1 qepe mesatare
    1 limon te shtrydhur
    1 luge te vogel mente
    1 luge te vogel koper
    1 luge majdanoz  
      piper
    Pergatitja:
    Si fillim, lajme mire gjethet e rrushit dhe i veme ne uje te nxehte disa sekonda per tu
    zbutur. I heqim nga uji duke i kulluar dhe i vendosim ne tavolinen e punes.
    Nderkohe pregatisim mbushjen: skuqim ne vaj ulliri qepen e prere holle derisa te marre
    nje ngjyre te arte. Shtojme me pas orizin, menten, kopren, majdanozin, kripen,
    pak piper dhe duke i shtuar gjysme gote uje te nxehte, i leme te ziejne per rreth 10
    minuta duke i perziere here pas here ne menyre qe orizi te mos ngjitet.
    Masen e perftuar e leme te ftohet, dhe kur te jete ftohur vendosim nga ajo nje luge te vogel
    mbi cdo gjethe rrushi ne ekstremitetin aty ku gjendet kemba. E mbyllim gjethen fillimisht
    anash me pas e rrotullojme qe te mos dal mbushja.
    Ne nje tave te thelle rendisim japraket njeri pas tjetrit dhe shtojme gjysme gote uje me leng
    limoni. E mbyllim me nje kapak dhe e fusim ne furre ne temperature 120 grade per 1 ore
    e gjysme. I servirim te ftohta.
    Jani Berati me spinaq
    Përbërësit:
    1kg gjoks viçi,
    1kg spinaq, 2 kokë qepë,
    4 qepë të njoma, 1 lugë  miell,
    1 lugë erëza të përziera,
    1lugë piper i kuq, kripe
      piper i  zi
    Pergatitja:
    Mishin  e presim në kube si për gullash dhe e ziejmë në tenxhere me  ujë të  mbuluar në kapak. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj, pasi  zbutet qepa,  në tigan e shtojmë spinaqin e prerë në copë të imëta dhe  qepën e njomë  të grirë. Hedhim kripë, një lugë erëza të përziera, piper  të zi, piper  të kuq dhe një lugë miell. Në tigan e shtojmë mishin e  zier, bashkë me  ujin. E lëmë të ziejë edhe një kohë të shkurtër. Janinë e  Beratit me  spinaq e nxjerrim nga tigani dhe e vëmë në enë të thellë.
    Ju befte mir

    Qofte me gjize dhe lulelaker

    Perberesit:

    -300gr gjize dele ose lope
    -350gr lulelaker –
    1 veze
    -2 luge djath kackavall te grire –
    galete -kripe, piper
    – vaj ulliri

    Pergatitja:
    Ziejme  ne uje me kripe per 15-20 minuta lulelakren e ndare ne lule te  vogla  derisa te zbutet plotesisht. E vendosim ne mikser kuzhine bashke  me  vezen, gjizen, djathin kackavall, kripen, piperin dhe i perziejme per   disa sekonda derisa e gjithe perberja te jete homogjenizuar. Pas kesaj,   e transferojme masen e qofteve ne nje tas dhe shtojme galete aq sa masa   te mos rezultoje teper e ujeshme (si brumi i qofteve). E vendosim ne   frigorifer per minimumi 30 minuta ne menyre qe shijet te perzihen midis   tyre.
    Formojme me duar te lagura qofte te cilat i kalojme ne galete, i   rreshtojme ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim pak me vaj   ulliri ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per   15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjeter derisa te kene marre ngjyre  te  arte. I sherbejme te ngrohta.
    Qofte me gjize e salce domatesh

    Perberesit:
    350gr gjize dele
    140gr tul buke
    2 veze, 1 thelb hudher
    100gr kackavall te grire
    majdanoz, piper, kripe
    Per salcen
    750ml salce domatesh

    5 luge vaj ulliri 1 thelb hudher, kripe

    Pergatitja:
    Therrmojme 140gr buke me duar ose me ndihmen e nje mikseri, e vendosim ne nje tas te thelle bashke me gjizen e deles, vezet, thelbin e hudhres se shtypur, djathin kackavall te grire, majdanozin dhe pak piper. I perziejme te gjithe keta perberes bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur, me pas e provojme per kripe dhe i shtojme aq sa nevojitet.Ne nje tigan hedhim vajin e ullirit dhe thelbin e hudhres se shtypur (te cilin e leme derisa te marre nje ngjyre te arte dhe me pas e heqim nga vaji), shtojme salcen e domateve, pak kripe dhe i ziejme te gjitha bashke ne zjarr te avashem. Lyejme duart me pak vaj ulliri dhe formojme disa sfera te vogla sa nje arre me masen e
    perftuar te cilat i hedhim ne salcen qe eshte duke zjere. I leme te ziejne edhe per 10
    minuta dhe me pas i heqim nga zjarri dhe i servirim menjehere

    Patate me rigo

    Perberesit:

    Pergatitja:
    Qerojme patatet, i lajme mire dhe i presim ne copa mesatare duke i vene ne nje tenxhere. Shtojme domatet e prera ne copeza te vogla, hudhren dhe qepen te grire holle, vajin e ullirit, e rregullojme me kripe dhe piper te zi, shtojme pak rigon dhe e vendosim te gjithe masen ne zjarr ne flake te moderuar. I leme patatet te skuqen per disa minuta duke i perziere here pas here, me pas shtojme dy gota uje te nxehte, vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre te gatuhen derisa te zbuten, por jo te shperbehen. Ne momentin e fundit, i hedhim pak djath kackavall te grire.
    Ju befte mire

    Patate furr

    Perberesit per 4 persona

    1kg patate

    2 thelbinj hudher

    Pergatitja: Patatet e lara dhe te qeruara i presim ne kubik te medhenj dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per rreth gjysme ore. Ne kete menyre ato humbasin shumicen e niseshtes se tyre, gje e cila i ben me krokante ne siperfaqe. Pasi ia kemi nderruar ujin disa here, i shplajme dhe i veme te ziejne per 10 minuta ne nje tenxhere me uje te vluar. I kullojme, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, shtojme thelpinjt e hudhres se shtypur, rozmarinen ose sherbelin, vajin e ullirit dhe pak kripe. Mundohemi qe me patatet te formojme vetem nje shtrese; ne kete menyre do te piqen uniforme siper dhe poshte. I leme te gatuhen ne furre te nxehte ne 200grade celcius per rreth 20 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. Ne momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe deget e rozmarines dhe i sherbejme te nxehta.

    Byrek turk me djath

    Perberesit per 18 byrek

    1 pako peta byreku
    (6 cope) 400gr djath kremoz
    2 luge majdanoz ose koper
    kripe piper vaj per skuqje

    per mbushjen

    : Perziejme djathin kremoz me majdanozin ose kopren dhe e rregullojme me pak kripe e piper. Nderkohe pregatisim byreket: Marrim nje pete byreku, e sperkasim me pak uje dhe e ndajme ne tre pjese duke formuar tre drejtekendesha te njejte. Vendosim ne anen e secilit drejtkendesh pak nga mbushja e mesiperme, mbyllim fillimisht anet ne gjatesi dhe me pas e rrotullojme rreth vetes per te perftuar nje rolè. Lagim me uje anet e byrekut qe te ngjiten me njera tjetren ne menyre qe mbushja te mos dal jashte dhe i skuqim ne vaj te nxehte per pak minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. I vendosim byreket e skuqur ne nje pjate ku kemi shtruar letra kuzhine per t’i thithur te gjithe vajin e tepert. I konsumojme te nxehte ose te ngrohte shoqeruara me salca te ndryshme. Per nje variant me me pak kalori, mund ti pjekim byreket ne furre per pak minuta derisa te fryhen dhe me pas i leme te ftohen ne temperature ambjenti.

     

 

Lascia un commento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...