DOLCI ALBANESI

Tiramisu me fruta pylli

Lascia un commento

Perberesit per 8 persona
Per salcen me fruta pylli
-500gr fruta pylli te fresketa (ose te ngrira)
-100gr sheqer
-150gr uje
Per kremin e Tiramisù-se
400gr biskota savoiardi
-500gr krem maskarpone
-100gr sheqer, 1 bustine vanilje,
-5 veze mesatare, pak kripe
-2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
-kakao pluhur ose copeza cokollate

Pergatitja:
Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli  (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme  te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare  purène e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng  frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane. Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje  rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te  formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I  shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar  rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa  te homogjenizohet. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi  te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e  mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia  shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere nga  poshte lart; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se. Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem  apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e frutave  mesiper derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme  biskotat me nje shtrese kremi, shtojme purène e frutave te pyllit dhe  veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes  qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani  i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e  sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollate te prera imet  dhe duke e zbukuruar ne siperfaqe me frutat e pyllit te mbetura  (100gr). E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore dhe ne kete menyre  embelsira jone eshte gati per tu servirur.

Lascia un commento

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...