DOLCI ALBANESI


Lascia un commento

Tiramisu me fruta pylli

Perberesit per 8 persona
Per salcen me fruta pylli
-500gr fruta pylli te fresketa (ose te ngrira)
-100gr sheqer
-150gr uje
Per kremin e Tiramisù-se
400gr biskota savoiardi
-500gr krem maskarpone
-100gr sheqer, 1 bustine vanilje,
-5 veze mesatare, pak kripe
-2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
-kakao pluhur ose copeza cokollate

Pergatitja:
Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli  (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme  te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare  purène e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng  frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane. Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje  rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te  formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I  shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar  rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa  te homogjenizohet. Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi  te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e  mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia  shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere nga  poshte lart; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se. Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem  apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e frutave  mesiper derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme  biskotat me nje shtrese kremi, shtojme purène e frutave te pyllit dhe  veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes  qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani  i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e  sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollate te prera imet  dhe duke e zbukuruar ne siperfaqe me frutat e pyllit te mbetura  (100gr). E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore dhe ne kete menyre  embelsira jone eshte gati per tu servirur.

Annunci


Lascia un commento

Role me oblland

Përbërsit :
-2 obllanda
-250 gr.biskota te grira
-300 gr sheqerka zhelle
-500 gr. sheqer pluhur
-1 limon, 200 ml.uje
-2 pako zhelatin

Përgaditja :
Obllanden e mbeshtjellim me nje lecke te lagur Ne enen per perzierje e  hedhim ujin,zhelatinen dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser ,ne  ene e hedhim edhe lengun e nje gjysem limoni.Gjysmen e biskotave te  grira e hedhim ne ene dhe e perziejme me luge .Pastaj ne ene per  perzierje i veme sheqerkat te prera ne copa te vogla ,perziejme me luge  dhe i shtojme biskotat e mbetura.Masen e leme per nje kohe qe biskotat  ta mpijne lengun.. E heqim lecken nga ana e siperme e obllandes dhe mbi oblland veme nga  kremi,me ndihmen e leckes obllanden e mbeshtjellim ne forme roleje,te  njejten gje e bejme edhe me obllanden e dyte .Rolen e leme te  shtrengohet ,me thike,e presim ne copa me trashesi prej 1cm .


Lascia un commento

Cokollate e ngrohte

Perberesit:
-1 luge plot kakao te hidhur pluhur
-2 luge plot sheqer kallamsheqeri
-1 luge te vogel miell
-250ml qumesht
-pak kanelle
-gjysme luge te vogel

gjalp

Pergatitja:
Vendosim ne nje tenxhere te vogel kakaon pluhur, sheqerin, miellin  dhe pak kanelle duke i perziere te gjithe perberesit bashke derisa te  homogjenizohen. Shtojme pak nga pak qumeshtin e ftohte dhe gjithmone  duke e perziere duhet te perftojme nje krem te trashe ngjyre kafe dhe pa  kokrriza. Ne kete moment hedhim edhe qumeshtin e mbetur dhe e vendosim  masen ne zjarr te avashem duke patur kujdes qe cokollaten ta perziejme  gjate gjithe kohes per shkak se mund te formohen kokrriza dhe te ngjise  ne anet e enes. E leme ne kete menyre rreth 10 minuta apo derisa te  arrije trashesine e deshiruar. E heqim nga zjarri, e hedhim ne nje  filxhan dhe e shijojme sipas deshires me pak pana siper


Lascia un commento

Akullore me cokollate

Përbërsit
: 100 g cokollate
120 gr.sheqer,
6 të verdha veze
3/4 L qumesht
Pergatitja.
Zieni  qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari  çokollatën e grimcuar me  disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni  kremin e përftuar në  qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të  verdhat e vezëve me  sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e  fryrë. Hollojeni  me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni  në zjarr në  flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të  trashet por pa  arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një  kullese, hidheni në  një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas  here. Vendoseni në  makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash.  Akullorja është gati.


Lascia un commento

kadaif

-Vezë thëllëze 4 -Majdanoz 4 tufa -Vaj ulliri 20 ml -Kadaif 200gr -Kripë 4 -Vasabi 1 gr -Uthull

Përgatitja: Vezën e thëllëzës e ziejmë për 2 minuta në ujë, pastaj e nxjerrim për ta ftohur menjëherë në ujë me akull dhe uthull. Kadaifit i japim formë foleje dhe e skuqim në tigan derisa të marrë ngjyrën e foleve të dallëndysheve. Majdanozin e pastrojmë dhe e fusim në mikser me vaj ulliri, kripë dhe vasabi. E lëmë të përzihet derisa të marrë ngjyrë jeshile të theksuar. E vendosim në pjatë sipas fotos. Majdanozi prezanton barin e njomë dhe kadaifi luan rolin e barit të thatë të folesë.


Lascia un commento

Embelsire me qershi

Embelsire me qershi

Ne nje ene te thelle hidhen vezet dhe sheqeri, rrihen mire, shtohet kos, vaj ose gjalpe sipas deshires (ne rast se hidhet gjalpe ai duhet te rrihet me vezet e sheqerin). Masa perzihet mire, pastaj I shtohet vanilje ose lekure limoni.
Ne kete mase hidhet mielli I situr I perzier me pak sode (kujdes ne hedhjen e sodes, pasi sasia e tepert e prish shijen), zihet brumi gjysme I trashe, hidhet ne tave te lyer me yndyre, pudroset me pak miell dhe sheshohet me dore. Mbi brumin hidhet nje shtrese qershish te pastruara nga berthamat (pa sheqer, sic jane) dhe mbulohen me nej shtrese te holle kremi te pergatitur me qumesht e niseshte.
Pergatitja e kremit : ne nje tenxhere vlohet qumeshti me sheqer, vec hollohet niseshtja me pak uje te ftohte dhe kur qumeshti te kete marre vale, hidhet net e, duke e perzier shpejt qe te mos krijohen kokrra. Hiqet nga zjarri dhe I hidhet pak vanilje.


Lascia un commento

Tullumba

Tullumba
Për 25 copë duhen: Për brumin: Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote. Për shurupin: Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.
Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.

Fiori nuk është në linjë